Artim Pollozhani emërohet trajner i ri i Shkëndijës

Klubi Futbollistik Shkëndija ka kompletuar stafin teknik që do të udhëheqë skuadrën në sezonin e ri, me synime të qarta për sukses në skenën vendase dhe një paraqitje sa më dinjitose në garat evropiane.
​Besimi për të udhëhequr skuadrën i është dhënë ish-kapitenit, Artim Pollozhni, i cili është emëruar shef i stafit teknik të Shkëndijës.

​Një emër mirë i njohur për “kuqezinjtë” e Tetovës, Pollozhani ka mbrojtur ngjyrat e Shkëndijës si futbollist në disa periudha, duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit. Pas përfundimit të karrierës si lojtar, ai vazhdoi angazhimin e tij në futboll në pozicione të ndryshme teknike dhe menaxhuese, duke fituar përvojë si ndihmëstrajner, trajner kryesor dhe drejtor sportiv.
​Bekim Osmani do të jetë ndihmëstrajner i Polozhanit, ndërsa stafi teknik është përforcuar me ndihmësin dhe video-analistin, Kushtrim Voka. Saladin Mustafi vazhdon detyrat e tij si trajner i portierëve, ndërsa Saimir Fetahi mbetet përgjegjës për përgatitjen fizike të skuadrës.
​Me këtë përbërje, Shkëndija vazhdon përgatitjet për sfidat që e presin në sezonin e ri, me fokus në ndërtimin e një skuadre konkurruese dhe arritjen e objektivave të vendosura. Skuadra udhëton sonte drejt Sllovenisë për fazën përgatitore.

By admin7