Federata Angleze e Futbollit (FA) nuk ka në plan të bëjë ndryshime në stolin e kombëtares, pavarësisht eliminimit nga Kupa e Botës pas humbjes ndaj Argjentinës.
Sipas gazetarit të njohur të merkatos, Fabrizio Romano, drejtuesit e FA-së synojnë të vazhdojnë bashkëpunimin me trajnerin Thomas Tuchel dhe ta mbajnë atë në krye të “Tre luanëve” edhe për ciklin e ardhshëm, shkruan Indeksonline
“FA planifikon të vazhdojë me Thomas Tuchel-in si trajner të Anglisë për Kampionatin Evropian të ardhshëm. Nuk do të ketë ndryshime pas humbjes ndaj Argjentinës. Ideja është të vazhdohet së bashku.”
Humbja ndaj Argjentinës në fazën vendimtare të Botërorit solli zhgënjim te tifozët anglezë, por drejtuesit e federatës mbeten të bindur se projekti me trajnerin gjerman duhet të vazhdojë./Indesonline/



