qenë në “Big Brother VIP”, ti, Shëndriti, Selin dhe Gimbo flisnit për mua. Po tani, çfarë flisni për mua”, ishte pyetja ngacmuese e Brikenës, e cila kërkonte të zbulonte nëse mendimi i ish-banorëve kishte ndryshuar tani që loja ka përfunduar.
Përgjigjja e Gretës ishte mjaft e matur dhe diplomatike. Ajo u shpreh se secili tashmë ka vazhduar me angazhimet e veta dhe se ajo që mbetet është respekti.
“Secili ka pasur angazhimet e veta. Gjithmonë mbetet shija e mirë. Edhe respekti për njëri-tjetrin. Siç kam për ty, edhe për të gjithë banorët e tjerë, sepse loja ka përfunduar”, tha Greta, duke bërë thirrje që gjërat e shtëpisë t’i lihen të shkuarës.



