Këngëtarja britanike Ellie Goulding u fotografua në rrugët e New York-ut së bashku me partnerin e saj, aktorin Beau Minniear, dhe vajzën e tyre të vogël, gjatë një shëtitjeje familjare pas angazhimeve të saj të fundit në qytet.
Artistja zgjodhi një stil të thjeshtë dhe casual, me flokët e mbledhur në mënyrë natyrale, syze dielli dhe një veshje komode. Mediat rozë e cilësuan paraqitjen e saj si një “bad hair day”, por kjo nuk e pengoi këngëtaren të shfaqej e buzëqeshur dhe e relaksuar.
Pranë saj ishte edhe Beau Minniear, i cili mbante në krahë vajzën e tyre, Iris. Çifti dukej në humor të mirë teksa shëtiste në Manhattan, duke tërhequr vëmendjen e fotografëve me atmosferën e ngrohtë familjare, shkruan Daily mail.
Ellie dhe Beau u bënë prindër të një vajze në mars të këtij viti, ndërsa kjo është fëmija i parë i përbashkët i çiftit. Këngëtarja ka gjithashtu një djalë nga martesa e saj e mëparshme me Caspar Jopling.
Dalja në New York erdhi pak ditë pasi Ellie surprizoi publikun me një performancë në Angli dhe vazhdon të kombinojë angazhimet profesionale me jetën familjare. Fansat e kanë përgëzuar për mënyrën se si ruan ekuilibrin mes karrierës dhe familjes.
Fotografitë e familjes u përhapën shpejt në rrjetet sociale, ku ndjekësit komentuan pozitivisht thjeshtësinë dhe natyrshmërinë e artistes. Pavarësisht komenteve për stilin e flokëve, Ellie u pa e qeshur dhe duke shijuar kohën me njerëzit më të afërt.
Me projektet e reja muzikore dhe jetën e saj familjare në qendër të vëmendjes, Ellie Goulding vazhdon të mbetet një nga artistet më të dashura të muzikës britanike, ndërsa çdo dalje e saj zgjon interes të madh te fansat dhe mediat.



