E kishte mundësinë të luante në Champions, Como e largon Vojvodën?!

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda, është shumë pranë një aventure të re në Serie-n A, pasi do të largohet nga Como për t’iu bashkuar Udineses.

Sipas gazetarit të njohur të transferimeve, Fabrizio Romano, marrëveshja mes palëve është e përfunduar dhe zyrtarizimi i transferimit pritet të bëhet së shpejti, shkruan Indeksonline.

Lëvizja vjen si surprizë, duke pasur parasysh se Vojvoda kishte kontratë me Comon deri në verën e vitit 2028. Për më tepër, largimi i tij nënkupton se mbrojtësi kosovar nuk do ta ketë mundësinë të debutojë në UEFA Champions League me klubin, pasi Como do të jetë pjesë e garës elitare evropiane në sezonin e ri.

/Indeksonline/

By admin4