Atletico Madridi refuzon përsëri ofertën e Barçës për Alvarezin

Atletico Madridi edhe njëherë ka refuzuar ofertën e Barcelonës për Julian Alvarezin.

Kjo vjen pasi që argjentinasi shihet si pjesë e rëndësishme e “Los Colchoneros”, me hierarkinë e klubit që i konfirmoi atij se nuk është në shitje për asnjë çmim.

Për këtë ka folur edhe CEO i Atletico Madridit, Miguel Angel Gil Marin duke konfirmuar edhe një herë planet e tyre.

“Qëndrimi im është i qartë, qëndrimi i klubit është i qartë. Ia kemi bërë të ditur lojtarit, përfaqësuesve të tij dhe presidentit të Barcelonës. Nuk kam absolutisht asnjë dyshim se Atlético është vendi i duhur në botë për Julián-in dhe se Julián është qendërsulmuesi perfekt për Atlético Madrid-in. Ne duam ta mbajmë atë. Kohët e fundit dëgjova presidentin të thoshte se oferta që i bëri Atlético Madrid-it nuk ishte e pakufizuar. Përgjigjja ime e vetme është se përgjigjja jonë është e pakufizuar. Ne nuk duam ta transferojmë atë. Ne nuk pranuam një ofertë prej 100 milionë eurosh dhe nuk do të pranojmë një prej 150 milionë eurosh apo edhe 200 milionë eurosh”, deklaroi Gil Marin./IndeksOnline/

By admin4