Sot, pas namazit të ikindisë, familjarë, miq dhe qytetarë do t’i japin lamtumirën e fundit tre mërgimtarëve nga Vushtrria, të cilët humbën jetën tragjikisht në një aksident në Shkup.
Në banesën e fundit do të përcillen Ejup Tërnava, Xheneta Tërnava dhe Fatmire Shabani. Ceremonia e varrimit do të mbahet në varrezat e fshatit Studime, në komunën e Vushtrrisë, sipas njoftimit të familjeve, transmeton Klankosova.tv.
Lajmi për ndarjen e tyre nga jeta ka shkaktuar dhimbje të madhe në mesin e familjarëve dhe komunitetit.
Tre mërgimtarët humbën jetën në aksidentin e rëndë rrugor në Maqedoninë e Veriut, teksa po vinin nga Aeroporti i Shkupit drejt Kosovës./Klankosova.tv



