Tetë persona nga Shkupi përfundojnë në spital pas motit të ligë

Tetë persona nga Shkupi janë dërguar në spital pasi u lënduan si pasojë e motit të ligë që goditi qytetin.
Sipas informacioneve të Press24, deri në këto momente katër persona janë pranuar në Qendrën Urgjente, ndërsa katër të tjerë në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naum Ohri”. Të gjithë kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Mes të lënduarve është edhe një grua e moshuar nga lagjja Xhon Kenedi, së cilës i ka rënë një pemë në kokë. Ajo është transportuar me urgjencë në spital për trajtim.
Ndërkohë, një person tjetër me prerje në ballë është paraqitur vetë për ndihmë mjekësore në Spitalin “8 Shtatori”.
Autoritetet pritet të publikojnë më shumë informacione gjatë orëve në vijim.

By admin7