“Ah bre Shaban, pse më le”, dhimbja e vëllait pas vdekjes së policit nga Prizreni

Vdekja tragjike e zyrtarit të Njësisë së Reagimit të Shpejtë (NJRSH), Shaban Hajdari, ka shkaktuar dhimbje të madhe te familjarët, miqtë dhe kolegët e tij.

Hajdari, 35-vjeçar nga Prizreni, u gjet pa shenja jete pranë varrezave të fshatit Morinë në Kukës, ndërsa rrethanat e vdekjes së tij vazhdojnë të jenë nën hetim.

Vëllai i të ndjerit, Egzoni, e ka përkujtuar me një mesazh emocional të publikuar në rrjetin social Facebook, duke shprehur dhimbjen për humbjen e të afërmit të tij.

“Ah bre Shaban, o krahu im i djathtë, pse më le”, ka shkruar ai.

Ndërkohë, autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në vdekjen e zyrtarit policor nga Prizreni.

By admin7