Një person i mitur është goditur me thikë në një lokal në Suharekë.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit.
Bytyqi ka thënë se i plagosuri ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor
Prononcimi i plotë i Bytyqit:
Sot, më datën 23.07.2026, rreth orës 18:10, është raportuar se në një lokal në Suharekë, pas një fjalosjeje ndërmjet dy të miturve meshkuj, njëri prej tyre ka nxjerrë një thikë dhe ka goditur tjetrin, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Menjëherë pas pranimit të informacionit, Policia ka reaguar duke dalë në vendin e ngjarjes.
Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencë dhe, sipas mjekëve, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
I dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacionin policor.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit e Sektorit të Hetimeve të Stacionit Policor në Suharekë, së bashku me njësinë e forenzikës, me qëllim të grumbullimit të provave materiale dhe sigurimit të dëshmive.
Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të këtij incidenti.



