Një aksident i rëndë është regjistruar në rrugën Vushtrri-Polac.
Siç raporton gazetari korrespodent i Klan Kosova, Urall Boshnjaku, një veturë ka përfunduar e rrokullisur ndërsa dyshohet se katër persona kanë pësuar lëndime, transmeton Klankosova.tv.
“Një veturë është rrokullisur me katër rrotat përpjetë si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Vushtrri-Polac, e ku dyshohet se katër persona kanë pësuar lëndime. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë hetimin e rrethanave të ngjarjes”, u shpreh Boshnjaku në emisionin “Ora Shtatë”.



