Reshjet e dendura të shiut që përfshinë sot komunën e Vitisë kanë shkaktuar depërtimin e ujit në ndërtesën e re të administratës komunale, duke dëmtuar disa hapësira pune dhe pajisje zyre.
Sipas informacioneve të publikuara nga Plus TV, uji ka depërtuar në disa zyra të objektit, ndërsa si pasojë janë dëmtuar edhe pajisje të punës.
Ky nuk është rasti i parë kur raportohen probleme të tilla në këtë objekt. Edhe më herët janë ngritur shqetësime për depërtimin e ujit në ndërtesën e re komunale, duke vënë në pikëpyetje funksionalitetin dhe cilësinë e punimeve.

Deri më tani nuk është bërë e ditur nëse pas rasteve të mëparshme janë ndërmarrë masa për sanimin e problemit apo nëse janë kryer ndërhyrje për të parandaluar depërtimin e ujit gjatë reshjeve.




