Përfundon takimi Konjufca–Haddad, nënshkruhen disa marrëveshje bashkëpunimi

Ka përfunduar takimi ndërmjet Zëvendëskryeministrit të Parë dhe Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Glauk Konjufcës, dhe Ministrit të Deleguar për Evropën nga Franca, Benjamin Haddad.

Pas takimit dypalësh, palët kanë nënshkruar disa marrëveshje bashkëpunimi në fusha të rëndësishme, përfshirë ekonominë, arsimin dhe drejtësinë.

Në ceremoninë e nënshkrimit ka marrë pjesë edhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Pas përfundimit të takimit dhe nënshkrimit të marrëveshjeve, Konjufca dhe Haddad pritet të mbajnë një deklaratë të përbashkët për media.

By admin7