Pas ekzaminimeve të shumta dhe të njëpasnjëshme të cilësisë së ujit në Gostivar, analizat më të fundit tregojnë se uji përfundimisht mund të përdoret si ujë teknik. Kjo do të thotë se qytetarët do të mund ta shfrytëzojnë atë për pastrim, larje dhe të gjitha nevojat e tjera shtëpiake, por jo edhe për pije apo për përgatitjen e ushqimit.
Këtë e bëri të ditur gjatë një konference për media Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, i cili theksoi se institucionet do të vazhdojnë pa ndërprerje furnizimin e popullatës me ujë të ambalazhuar për pije.



