Trajneri i Juventusit Spalletti merr një lajm të keq

Nëna e trajnerit të Juventusit, Luciano Spalletti, ka ndërruar jetë. Klubi italian ka reaguar duke shprehur mbështetjen dhe afërsinë e tij ndaj trajnerit dhe familjes së tij në këtë moment të dhimbshëm.

Juventusi ka publikuar një mesazh ngushëllimi për Spallettin pas humbjes së nënës së tij, Ilva.

“Juventusi qëndron pranë trajnerit Spalletti dhe familjes së tij pas ndarjes nga jeta të nënës së tij të dashur, Ilva”, thuhet në reagimin e klubit.

Spalletti, i cili së fundmi mori drejtimin e Juventusit, ka marrë mesazhe mbështetjeje nga bota e futbollit pas humbjes së nënës së tij./Indeksonline/

By admin4