Gashi: Të enjten vendoset drejtimi i LDK-së

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës thotë se “për ta ndryshuar Kosovën, së pari duhet ta definojmë qartë LDK-në”.

Pasi kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku e thirri për të enjten mbajtjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm të partisë ku pritet të vendoset nëse ai të vazhdojë të qëndrojë në krye të LDK-së apo do të shkarkohet, Gashi shkroi se kjo mbledhje “nuk është thjesht statutare”.

“Të enjten, në ora 18:00, Kuvendi i LDK-së nuk është thjesht një mbledhje statutare. Është momenti kur vendoset drejtimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, e bashkë me të edhe drejtimi që mund t’i ofrojmë Kosovës në vitet që vijnë”, shkroi ai në një postim në Facebook.

By admin7