Zyra e Sherifit të Qarkut Franklin në Ohio ka publikuar pamje nga kamerat e sigurisë, ku shihet një person i paidentifikuar duke grabitur një hotel “Red Roof Inn” më 14 prill.
Në video, i dyshuari afrohet në recepsionin e hotelit dhe i kërkon para punonjësit të hotelit, i cili i dorëzon shumën e kërkuar. Sipas autoriteteve, gjatë grabitjes dyshohet se autori ka lënë të kuptohet se ishte i armatosur.Ngjarja përfundon në mënyrë të pazakontë, ku grabitësi dëgjohet duke thënë “faleminderit”, ndërsa punonjësi i përgjigjet “kalofsh një natë të mirë”.
Autoritetet lokale kanë nisur hetimet dhe i bëjnë thirrje publikut të ndihmojë në identifikimin e autorit të dyshuar.


