Policia e Shtetit në Shqipëri ka arrestuar personin shumë të kërkuar, Ylli Zalla.
Arrestimi i tij është bërë të hënën në Krujë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fundi i Arratisë”. Për operacionin ka reaguar edhe ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Besfort Lamallari.
“Operacioni u zhvillua nga Forcat Speciale RENEA, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, strukturat operacionale të DVP Tiranë dhe Komisariati i Policisë Krujë.
Gjatë operacionit, në Krujë, u kap personi shumë i kërkuar Ylli Zalla, i cili i shmangej drejtësisë dhe tashmë është arrestuar nga Policia e Shtetit”, ka shkruar Lamallari.



