Kur përplasjet politike bëhen në kurriz të dikujt tjetër!

Me rastin e ujësjellësit në Gostivar, opozita maqedonase bëri shumë zhurmë dhe shumë nxitje politike. Në vend që situata të trajtohej me maturi, përgjegjësi dhe sinqeritet, nga ana e tyre pati deklarata që krijuan panik, pasiguri dhe mosbesim te qytetarët.

Në kohën që pushteti lokal hyri në një periudhë të re pune, me një ritëm të shtuar të realizimit të projekteve infrastrukturore. Nisën të shihen rezultate konkrete dhe vlerësim real. Pikërisht në një moment të tillë ndodhi rasti me ujin, i cili, në vend që të trajtohej si një problem që kërkonte zgjidhje të përbashkët, u shndërrua nga disa në një mundësi për përfitim politik.

Është e papranueshme që një lëshim apo një problem, sado serioz të jetë, të ekzagjerohet tej mase, të ushqehet me deklarata alarmuese dhe të përdoret për të goditur politikisht, duke krijuar përshtypjen sikur qëllimi nuk është zgjidhja e problemit, por duke e ushqyer opinionin me deklarata alarmuese!

U kujtojmë atyre se; kush mbjell ferra, nuk duhet të habitet kur një ditë të ecë zbathur mbi to. Urrejtja, përçarja dhe e keqja që mbillet ndaj të tjerëve rrallë mbeten pa pasoja; ato kthehen te njeriu në forma që ndonjëherë janë edhe më të rënda se dëmi që ka dashur t’u shkaktojë të tjerëve.

Kritika është e dobishme, konkurrenca politike është e domosdoshme, por politika e frikës, panikut dhe përçarjes nuk i shërben askujt. Qytetarët kërkojnë shërbime, zgjidhje të problemeve dhe institucione që punojnë në interes të tyre, jo përfitime politike të ndërtuara mbi shqetësimin e tyre.

By admin7