Gjini e quan qeverisjen e Albin Kurtit si “Epoka e Mashtrimit”: Blejnë edhe zall e infuzione prej Serbisë

Kreu i Aleancës, Aridan Gjini, ka thënë se periudha e qeverisjes së Albin Kurtit duhet të quhet si “Epoka e mashtrimit”.

Gjini ka thënë se përveç vagonëve që janë dërguar në Serbi, Kosova blen zall e infuzione nga Serbia.

“E kanë ditë. I kanë cu zyrtarët publik me inspektu në Serbi. S’janë kry punët për të cilat janë paguar parët. Sot ka insitucionë shëndetësore në të cilan gjendet edhe infuzione të prodhuara në Serbi. Infuzione që ju jepen pacientëve”, ka thënë ai.

“Zalli blehet prej Serbisë, energjia, infuzionet, trenat. Këta kanë ardhë në pushtet me kauzën kurgjo me Serbinë”, ka thënë Gjini në FRONTAL të t7./Express/

By admin7