Grenell: Kushtetuta e Kosovës është e qartë, Kuvendi konstituohet brenda 30 ditësh, janë bërë 50

Richard Grenell, ka reaguar lidhur me situatën aktuale politike, më saktësisht me moskonstituimin e Kuvendit.

Ai përmes një postimi në rrjetin social ‘’X’’ ka thënë se Kushtetuta e Kosovës është e qartë lidhur me këtë çështje.

‘Kush në #Kosovë po e mbron Kushtetutën?Kushtetuta është e qartë: Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve. Sot është dita e 50-të’’, ka shkruar ai.

Po ashtu gjatë ditës së sotme Grenell ka përshëndetur edhe veprimin e gjashtë deputetëve të LDK-së që dolën kundër marrëveshjes midis VV-së dhe LDK-së për çështjen e presidentit./Indeksonline/

By admin7