Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shtruar një pyetje interesante në rrjetin “Truth Social”.
“Tani që e kemi nën kontrollin e ShBA-së, a duhet ta emërtojmë Ngushticën e Hormuzit NGUSHTICA TRUMP??? Njësoj si vetë Amerika, do të ishte “më e nxehtë” se kurrë më parë” – shkroi kreu i Shtëpisë së Bardhë, raporton gazeta “The Guardian”.
Presidenti amerikan në javët e fundit disa herë ka shprehur një kërcënim për të pretenduar sovranitet amerikan mbi Ngushticën e Hormuzit, madje edhe duke publikuar një hartë ku rruga e rëndësishme detare përshkruhet si “territor i ri amerikan.



