PhD candidat: Gzim Rushiti
Aleatët e NATO –s dhe partnerët e saj u takuan në Simpoziumin vjetor Hibrid të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut, i cili i zhvilloi punimet më datë 15 dhe 16 tetor 2026 në kryeqytetin e Rumanisë.
Simpoziumi Hibrid i sivjetëshëm i Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut u organizua nga Divizioni i Transformimit Kibernetik dhe Dixhital të NATO –s dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Rumanisë me përkrahjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Shërbimit të Intelegjencës së Rumanisë.
NATO dhe Aleatët e saj u mblodhën në Bukuresht për të diskutuar veprimet të cilat duhet ti ndërmarrin në të arrdhmen dhe aktivitetet të cilat ato po i ndërrmarin aktualisht për tu përballur dhe për të ju kundërvënë aktiviteteve dhe veprimtarive armiqësore hibride të cilat Federata Ruse vazhdon që ti kryej në të gjithë territorin e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut.
Temat më të rrëndësishme në të cilat i fokusuan diskutimet e tyre pjesëmarrësit në Simpoziumin vjetor Hibrid të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut përfshijnë kërcënimet hibride që u kanosen shteteve anëtare të Alenacës nga Rusia, dukë prëfshirë këtu sabotazhin, dronët, sulmet kibernetike, lajmet e rreme dhe dezinformimin, infrastrukturën energjetike dhe fushatat e ndikimit. Pjesëmarrësit në këtë Simpoziumin Hibrid të NATO –s që u organizua në kryeqytetin e Rumunisë, në diskutime e tyre një rrëndësi të veçantë i kushtuan edhe mbrojtjes së infrastrukturës kritike të shteteve anëtare të Aleancës si dhe ndarjes së mësimeve të nxjerra nga incidentet e fundit të cilat kanë ndodhur në territorin e Aleancës, të shkaktuara nga sulmet e ndyshme hibride të cilat i ka organizuar dhe kryer Rusia brenda territorit të shteteve anëtare të NATO, siç ishte rasti me sulmin hibrid me dronë të ndodhur në aeroportin e Leipzigut në Gjermani, për të cilin sum autoritetet gjermane të sigurisë e akuzuan dhe e bënë përgjegjëse në mënyrë të drejtëpërdrejtë Rusinë.
Për tu ballafaquar në mënyrë të suksesshme me kërcënimet dhe sulmet hibride ruse në të ardhmen, pjesëmarrësit e Simpoziumit Hibrid të NATO –s në që u zhvillua më datë 15 dhe 16 tetor 2026 në Bukuresht të Rumanisë, diskutuan dhe e vlerësuan si shumë të rëndësishëm edhe bashkëpunimin e ngushtë me sektorin privat.
Tani kur sulmet dhe aktivitetet hibride të Rusisë brenda shteteve anëtare të NATO –s po shtohen çdo ditë e më shumë, Ministri i Punëve të Brendshme të Rumanisë, Cătălin Predoiu në fjalimin e tij para pjesëmarrësve në Simpoziumin Hibrid të NATO –s në Bukuresht, i kërkoi qeverisë së Rumanisë që me dosmosdoshmëri dhe nxitim duhet të sigurojë burime logjistike, ndërsa parlamenti i Rumanisë sipas tij duhet që në mnëyrë të ngutshme ti përditësojë ligjet, sepse sipas deklarimeve dhe qëndrimeve të tij të shprehura në Simpoziumin e sivjetshëm Hibrid të NATO –s kërcënimet dhe sulmet hibride të Moskës ndaj shteteve anëtare të aleancës po shtohen gjithmonë e më shumë dhe në mënyrë shumë të shpejtë.
Me qëndrimet e Ministrit të Punëve të Brendshme të Rumanisë si dhe më qëdnrimet e përfaqësuesve të tjerë të shtetit rumun të cilët merrnin pjesë në këtë eveniment, në mënyrë të plotë u solidarizua edhe Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jean-Charles Ellermann-Kingombe i cili e deklaroi se NATO është unike dhe e bashkuar përballë çdo lloj kërcënimi dhe sulmi hibrid i cili ka ardhur dhe mundet që të vijë në të ardhmen nga Rusia ndaj Aleancës.
E arritura dhe suksesi më i madh për sigurinë në Evropë në përgjithësi dhe për sigurinë e shteteve anëtare të Organizatës së Tratktatit të Atlantikut të Veriut sipas deklarimeve të përfaqësuesve të kësaj organizate të cilët merrnin pjesë në Simpoziumin Hibrid të cilin kjo organizatë e organizoi në Bukuresht, është se Alatët e NATO –s i kanë mjetet, kapacitetet dhe mundësitë për tu balafaquar dhe për të ju kundërvënë çdo lloj kërcënimi ose sulmi hibrid i cili mund të vij nga Rusia ndaj shteteve anëtare të Aleancës. Gjithashtu përfaqësuesit e Aleancës i siguruan pjesëmarësit e tjerë në këtë simozium se aktivitetet armiqësore të Rusisë ndaj NATO –s nuk munden dhe nuk do të ndikojnë në dobësimin e kapaciteteve dhe të aftësive të saj për tu mbrojtur dhe për të penguar sulmet dhe kërcënimet hibride ruse dhe se këto aktivitete armiqësore hibride ruse nuk do të munden që të minojnë përkrahjen e shteteve Aleate ndaj Ukrainës për të ju kundërvënë pushtimit të paprovokuar rus.
Në Sipmoziumin Hibrid të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut të organizuar më datë 15 dhe 16 tetor 2026, në Bukuresht të Rumanisë merrnin pjesë edhe përfaqësues të Unionit Evropian, Moldavisë dhe Ukrainës të cilët në këtë Simpozium Hibrid të NATO –s i ndanë eksperiencat e tyre me pjesëmarrësit e tjerë, për tu ballafaquar me sulmet dhe kërcënimet hibride si dhe për të forcuar rezistencën dhe gadishmërinë e Aleatëve për tu përballur me sulmet hibride ruse dhe jo vetëm ruse, të cilaat mund të ndodhin brenda territorit të shteteve anëtare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut.



