Policia e Dibrës ka marrë masa të shtuara lidhur me protestat e paralajmëruara ditën e sotme duke u vendosur në hyrje të tunelit të Murrizit.
Uniformat blu kanë bërë ndalimin e disa automjeteve bazuar në dyshime që mund të ketë persona problematikë në to që mund të bëhen pjesë e protestës në Tiranë.
Megjithatë deri tani nuk është konstatuar asgjë e dyshimtë apo person problematik që tenton të lëvizë drejt Tiranës.



