Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës që jetojnë në Kosovë të votojnë në zgjedhjet në Serbi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci që jetojnë në Kosovë, të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet parlamentare të parakohshme që mbahen të dielën, më 25 tetor.

Shiroka-Pula ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes në votime dhe të shfrytëzimit të së drejtës demokratike për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve. Teksa ka bërë thirrje shqiptarëve që të votojnë për të siguruar një zë më të fuqishëm në Parlamentin e Serbisë.

“Bashkimi është çelësi i përfaqësimit më të fuqishëm politik. Prandaj, bashkë në listë dhe bashkë në votim. Për më shumë deputetë shqiptarë në Parlamentin e Serbisë”, thuhet në mesazhin e saj.

Ajo ka theksuar se çdo votë ka rëndësi dhe se pjesëmarrja në zgjedhje është kontribut i drejtpërdrejtë për përfaqësimin politik dhe për përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc./IndeksOnline/