Bordi i Paqes nënshkruan marrëveshjen me Shqipërinë, vlerësohet kontributi i Kosovës

Bordi i Paqes ka reaguar lidhur me marrëveshjen e nënshkruar sot ndërmjet Shqipërisë dhe Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF), duke theksuar se ajo parasheh mbështetje shtesë për operacionet e sigurisë dhe planifikimin e operacioneve të misionit në Gazë.

Në njoftimin e Bordit të Paqes thuhet se kontributi i Shqipërisë i shtohet atyre të Kosovës dhe Marokut, të cilat konsiderohen thelbësore për avancimin e qeverisjes, sigurisë, përpjekjeve humanitare, sundimit të ligjit dhe rindërtimit të Gazës.

“Marrëveshje e rëndësishme mes Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit dhe Shqipërisë, e cila siguron mbështetje shtesë për operacionet e sigurisë dhe kapacitete për planifikimin e operacioneve të misionit në Gaza.Kontributi i Shqipërisë i shtohet atyre të Marokut dhe Kosovës dhe do të jetë thelbësor për avancimin e qeverisjes, sigurisë, përpjekjeve humanitare, sundimit të ligjit dhe rindërtimit”, thuhet në postim.

Shqipëria ka nënshkruar sot marrëveshjen zyrtare me Bordin e Paqes për pjesëmarrjen në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gazë.

Ceremonia e nënshkrimit është mbajtur në mjediset e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.