DAP nis kontrollet për të ardhurat nga jashtë gjatë vitit 2021

Drejtoria e të Ardhurave Publike ka filluar me kontrollimin e parave që qytetarët i kanë fituar nga jashtë gjatë vitit 2021. Në fakt ky është vazhdim i nismës që DAP nisi më herët, kur u bë kontrolloi për qytetarët të cilët gjatë vitit 2020 kishin pasur të ardhura nga jashtë, sidomos ata që kishin punuar në Irak e Afganistan.

“DAP ka dorëzuar njoftime të personalizuara deri te personat fizik rezident për të cilët ka të dhëna se kanë fituar nga jashtë vendit gjatë vitit 2021, që në afat të caktuar të përmbushin obligimet tatimore. Gjatë vitit disa herë kemi bërë thirrje deri te qytetarët që të përmbushin detyrimet, me çka u dhanë dhe sqarime e udhëzime shtesë.” – thanë nga Drejtoria e të Ardhurave Publike.

Sipas Drejtorisë, tatime duhet të paguajnë qytetarët që kanë fituar jashtë dhe atë në bazë të kontratave për punë, paga, honorarë, shërbime intelektuale por edhe punë frilens. Madje këtu hyjnë edhe shërbime të tjera sikurse dhënie e patundshmërive me qira, përfshirë përmes platformave Airbnb apo Booking, fitimet nga shitja e patundshmërive, fitimi nga kriptovalutat, kamatat, të drejtat autoriale dhe lojërat e fatit. Tatim duhet të paguajnë edhe frilenserët të cilët kanë fituar nga platformat si Youtube e Tiktok. Të ardhurat që janë dërguar përmes dhuratave, huamarrjeve apo transferimeve përmes Western Union, Ria, MoneyGram dhe shërbime të ngjashme, nuk ka nevojë të paguhen tatime. Drejtoria e të Ardhurave Publike apelon të gjithë qytetarët që kanë pranuar para nga jashtë vendit të kontrollojnë obligimet e tyre tatimore dhe të paraqesin llogarinë elektronike të tatimit në E-PPD dhe të kryejnë pagesat me qëllim që të mos kenë probleme shtesë me procedura penale./Alsat.mk