Te gjyqtari Gjoko Ristov dhe prindërit e tij u gjetën mbi 1.5 milionë euro

Në seancën e djeshme gjyqësore në rastin kundër gjyqtarit Gjoko Ristov, në sallën e gjyqit u prezantuan të dhëna për llogaritë bankare në pesë banka.

Në llogaritë e gjyqtarit Ristov janë evidentuar rreth 25 milionë denarë, ndërsa në llogaritë e bashkëshortes së tij, Simona Ristova, rreth 11 milionë denarë. Shuma totale është afërsisht 600 mijë euro.

Avokati Zvonko Davidoviq deklaroi se në llogaritë e nënës së gjyqtarit, Donka Ristova, janë konstatuar mjete në vlerë prej rreth 975 mijë euro.

Eksperti Zvonko Koçovski, i cili ka analizuar të ardhurat, hyrjet bankare dhe pasurinë e Ristovit, konfirmoi se nuk ka mundur të përcaktojë origjinën e mjeteve të gjyqtarit dhe anëtarëve të familjes së tij.

By admin7