Dhjetëra, e sipas pamjeve edhe qindra motoristë, janë mbledhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit të riut Laurent Krasniqi, i cili humbi jetën në një aksident tragjik.
Në një atmosferë të rënduar nga dhimbja, motoristët kanë marrë pjesë për t’i shprehur ngushëllime familjes dhe për të nderuar kujtimin e Laurentit.
Prania e tyre e madhe tregon respektin dhe miqësinë që ai kishte krijuar me shumë njerëz.



