Komisioni europian ka publikuar raportin vjetor për progresin e Republikës së Maqedonisë.
Në raport, kritikohet ashpër ndërhyrja e Qeverisë në gjyqësor, kritikave dhe kërcënimeve si dhe presioni politik për raste gjyqësore, ndërsa përmendet rast gjyqësor ndaj Artan Grubit.
“Pavarësia dhe paanshmëria e gjyqësorit duhet të përmirësohen si në gjykatat e niveleve më të larta, ashtu edhe në gjykatat e shkallës së parë. Niveli i besimit të perceptuar te gjyqësori mbetet shumë i ulët.
Ndërhyrjet e vazhdueshme të jashtme dhe politike mbeten një shqetësim serioz.
Deklaratat provokuese të politikanëve të lartë lidhur me planet për “pastrimin” e gjyqësorit dhe prokurorisë, përfshirë kritikat personale ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, përbëjnë ndikim të papërshtatshëm dhe frikësim, duke minuar pavarësinë gjyqësore.
Në nëntor 2025, në një hap të paprecedentë, Gjykata Supreme, Këshilli Gjyqësor dhe Shoqata e
Gjyqtarëve lëshuan një reagim të përbashkët ndaj kritikave publike të vazhdueshme dhe të pabazuara, që vinin nga nivelet më të larta të qeverisë.
Në deklaratën e tyre, ata theksuan se deklarata të tilla minojnë parimin demokratik të ndarjes së pushteteve dhe nënvizuan nevojën për të respektuar pavarësinë gjyqësore.
Në prill 2026, Këshilli Gjyqësor u bëri thirrje gjithashtu mediave që të përmbahen nga sulmet e pabazuara dhe raportimi sensacionalist mbi gjyqtarët – në mungesë të një interesi publik të qartë dhe të justifikuar – me qëllim shmangien e cenimit të pavarësisë së tyre.
Një ish-zëvendëskryeministër (lexo Artan Grubi), ndaj të cilit ishtë lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar, u kthye në vend, u vendos në arrest shtëpie dhe po gjykohet për akuza që lidhen me korrupsionin, shpërdorimin e detyrës.
Megjithatë, vazhdojnë të mbeten sfida të theksuara sistemike në përkthimin e përpjekjeve hetimore në rezultate të prekshme, veçanërisht për sa i përket procedurave gjyqësore efektive dhe rikuperimit të aseteve.” thuhet në raportin e komisionit europian.




