Çdo të hënë, mësimi në shkollat fillore në territorin e Komunës së Gazi Babës do të fillojë me këndimin e himnit të Republikës së Maqedonisë, ka shkrur në profilin, tij në facebok, kryetari i komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski e që rrjedhimisht i bie që hihmni maqedonas të këndohet dhe nga nxëxnësit shqiptarë në shkollat shqipe në këtë komunë.
Stefkovski njofton se ka marrë këtë vendim për të kujtuar përkatësinë etnike, por duke i përjashtuar haptazi shqiptarët të cilët do të detyrohen të këndojnë himnin maqedonas në klasat e tyre çdo filim jave
Stevkoksvi thotë se ‘’Himni nuk është vetëm një këngë. Është simbol i lirisë sonë, shtetësisë, historisë dhe sakrificës së brezave që luftuan për një Maqedoni të pavarur dhe sovrane’’.
Përmes arsimit, shkruan Stevkosvki, i mësojmë fëmijët si të respektojnë atdheun e tyre përmess simboleve kombëtrare por që nuk i përmend fare simbolet kombëtare të shqiptarëve, himnin, flamurin dhe gjuhën.
Përmes arsimit, ne ndërtojmë njohuritë dhe të ardhmen e fëmijëve, por në të njëjtën kohë i mësojmë ata të respektojnë atdheun e tyre, simbolet e tij kombëtare dhe vlerat që na bashkojnë si popull’’, thekson kryetari Gazi Babës, Boban Stevkosvki.
Stefvkosvki thotë se ‘’Dashuria për Maqedoninë krijohet dhe kultivohet që në moshë të vogël – në familje, në shkollë dhe në jetën e përditshme’’.
‘’Me këtë vendim, ne ndërtojmë një ndjenjë përkatësie, bashkimi, dinjiteti dhe respekti për vendin. Le të jetë çdo fillim i ri i javës shkollore i mbushur me krenari, respekt dhe dashuri për atdheun tonë të vetëm! MAQEDONIA ËSHTË GJITHÇKA QË KEMI’’, përfundon njoftimin Boban Stevkovski



