Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përsëritur kërkesën e tij që Hashim Thaçi të rikthehet në pozitën e presidentit të vendit, pas përfundimit të procesit gjyqësor në Hagë.
Duke folur në emisionin “Rubikon”, Haradinaj ka deklaruar se beson se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi do të shpallen të pafajshëm dhe do të lirohen nga akuzat.
Deputeti i Aleancës ka thënë se rikthimi i Thaçit në postin e presidentit do të ishte një nder për Kosovën, duke theksuar se mandati i tij në këtë pozitë ishte ndërprerë nga procesi në Gjykatën Speciale.
“Me Thaçin i kam pas dallimet e mia, por është në nderin e Kosovës me u rikthy në postin e presidentit, sepse ai u mor nga posti i presidentit dhe do të ishte në nderin tonë me e kthy të paktën për një ditë. Kosova e ka borxh me i thanë, prej këtu ke shku, këtu kthehu.”, ka thënë Haradinaj.



