Chris Rock zbulon cili aktor nuk e priti mirë shakanë në Oscars

Chris Rock ka treguar detaje për përballjen e sikletshme me Jude Law pas një shakaje që bëri për aktorin gjatë monologut të tij hapës në ceremoninë e Oscars në vitin 2005.

Më shumë se dy dekada pasi aktori drejtoi për herë të parë ceremoninë e Oscars ai zbuloi se cili personazh i famshëm ishte veçanërisht i pakënaqur me batutat e tij në skenë.

“Mendoj se e teprova pak me Jude Law…Tani jemi mirë. Por mbaj mend që u përplasa me të pak kohë më pas dhe ai padyshim që nuk po e priste mirë”, pranoi Rock në një intervistë për Variety.

Në kohën kur Rock mbajti monologun e tij në ceremoninë e 77-të të Academy Awards, Law ishte në kulmin e karrierës së tij, me gjashtë filma që u shfaqën në premierë vitin 2004, përfshirë Sky Captain and the World of Tomorrow dhe Alfie.

“Ti do Tom Cruise dhe gjithçka që mund të marrësh është Jude Law?” bëri shaka Rock. “Prit. Nuk është e njëjta gjë, në rregull? Kush është Jude Law? Pse është ai në çdo film që kam parë gjatë katër viteve të fundit? Është kudo. Madje edhe në filmat ku nuk luan. Nëse shikon titrat, do të zbulosh se ka bërë kekë ose diçka të tillë”, kishte thënë në atë kohë aktori.

Sipas E News, edhe pse publiku dëgjohej duke qeshur, Sean Penn mbrojti më vonë gjatë mbrëmjes kolegun e tij, duke e quajtur një nga aktorët tanë më të mirë. Më pas erdhi dhe reagimi nga vet Law. Ai tha se Rock e kishte kaluar kufirin kur e bëri të qartë pikën e tij dhe mori të qeshurat, pastaj dukej sikur nuk donte të ndalonte.

Shakaja e Rock nuk ishte i vetmi moment tronditës në historinë e Oscars. Ajo që i dha famë jo të mirë ishte kur ai drejtoi ceremoninë në vitin 2022, kur eskaloi situata pasi ai bëri shaka me flokët e Jada Smith. Kjo e nxiti më tutje bashkëshortin e saj, Will Smith, ta godiste me shuplakë në skenë.