Takimi me Prattipatin, Hamza shpreh shqetësime për sjelljet e VV’së: Bllokada të marrë fund sa më shpejt

Partia Demokratike e Kosovës, përmes një komunikate ka dhënë detaje për takimin që i pari i kësaj partie, Bedri Hamza, ka zhvilluar me të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati.

Në komunikatën e PDK’së, bëhet e ditur se gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend, nevojën për konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit politik dhe institucional.

‘’ Ai shprehu shqetësimin për zvarritjen e procesit të konstituimit të Kuvendit dhe për veprimet e partisë së parë, të cilat, sipas tij, kanë prodhuar shkelje kushtetuese dhe kanë thelluar krizën institucionale’’, thuhet në njoftim.