Regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup për shkak të vizitës së Albulena Haxhiut

Regjim të posaçëm të komunikacionit do të ketë sot në Shkup për shkak të vizitës së delegacionit nga Republika e Kosovës.

“Sot, për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të qëndrojë kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu. Për këto arsye, Njësia për sigurinë e komunikacionit rrugor do të ndërmarrë masa për vendosjen e regjimit të posaçëm të komunikacionit në zonën qendrore të qytetit të Shkupit”, informuan nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Nga MPB-ja u bëjnë apel të gjithë qytetarëve pjesëmarrës në komunikacion që t’i respektojnë urdhrat, që do t’i japin nëpunësit policorë.