Në Itali është përhapur një skandal i madh ku janë përfshirë edhe lojtarë të Serie-s A-së.
Disa personazhe të famshëm, biznesmenë, futbollistë dhe madje edhe një pilot i Formula 1 thuhet se janë përfshirë në skandal. Sipas raportimeve të mëtejshme, afro 1.2 milionë euro janë sekuestruar nga organizata, me katër të arrestuar.
Në listë u përfshi edhe ylli i Milanit, Rafael Leao, por që portugezi mohoi çdo përfshirje në rast.
“Dua ta bëj të qartë, drejtpërdrejt, se nuk kam asnjë lidhje me ngjarjet që po hetohen. Nuk jam i përfshirë dhe nuk kam kryer asnjë krim. Për këtë arsye, i kam udhëzuar tashmë avokatit tim që të ndërmarrë veprime ligjore në të gjitha forumet përkatëse kundër kujtdo që vazhdon të përhapë informacione të rreme ose shpifëse për mua”, u shpreh Leao.

