Rama: Vota kundër liberalizimit, turp për BE-në

379

Deklarata është bërë nga kryeministri, Edi Rama, i cili ndodhet në Slloveni në një vizitë zyrtare. Gjatë takimit me homologun e tij slloven, Rama vuri në dukje edhe problematikën e mosnjohjes së Kosovës nga Serbia.
Ndërsa gjatë ditës së dytë të vizitës, Rama ka prekur krizën e refugjatëve, duke u shprehur se Maqedonia ka qenë një ndër vendet për t’u marrë shembull për mënyrën se si i ka pritur ata.
Deklaratat janë bërë në forumin strategjik të Bledit në Slloveni, ku Rama ishte në panelin kryesor.
Forumi, i cili u lansua në vitin 2006 për të promovuar dialogun e hapur mbi sfidat e kohës, politike, të sigurisë dhe zhvillimit, debatoi mbi qasjen e vendeve dhe shoqërive ndaj tyre.
Comments