Mbreti Charles III “thyen” protokollin mbretëror

Mbreti Charles III ka thyer protokollin mbretëror duke u bashkuar me vallëzuesit në paradën tradicionale “Junkanoo” në Nassau, kryeqytetin e Bahamas.

I veshur me një kostum elegant dhe syze dielli, monarku 77-vjeçar nuk u rezistoi dot ritmeve të muzikës vendase.

Pasi një djalë i ri i dha një zile dore me ngjyrat e flamurit të Bahamas, ai u fut në mes të paradës dhe eci duke kërcyer për rreth 20 metra.

Parada u zhvillua në Sheshin e Parlamentit dhe në rrugën “Bay Street”, e rrethuar nga performues me kostume shumëngjyrëshe, pupla dhe maska madhështore.

Pjesëmarrësit e përshëndetën mbretin me thirrje si “Mbreti i Junkanoo”.

Kjo traditë e njohur ka rrënjë të thella historike që lidhen me periudhën e skllavërisë, kur njerëzve u jepej leje të festonin rreth Krishtlindjeve.

Vetë mbreti e vlerësoi atë si një prej shembujve më të mirë të kulturës dhe identitetit të Bahamas.

Pas Bahamas, turneu i mbretit vazhdon drejt Guajanës dhe më pas në Antigua dhe Barbuda për Takimin e Krerëve të Qeverive të Komonuelthit.