Një tjetër rast i dhunës mes të miturve është raportuar në Tetovë, ku një 14-vjeçar dyshohet se është sulmuar fizikisht nga një bashkëmoshatar, nxënës në një shkollë fillore të qytetit.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), rasti është denoncuar më 30 tetor, rreth orës 15:15, në Stacionin Policor të Tetovës nga babai i të miturit, i cili së bashku me të birin ka raportuar sulmin.
Policia ka bërë të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e rastit.
Rasti rikthen në vëmendje shqetësimin për shtimin e incidenteve të dhunës mes të miturve dhe sigurinë e nxënësve në institucionet arsimore.
Përplasja me studentët, deputetët e PD-së tërhiqen dhe u hapet rruga protestuesve



