Ish-presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka dalë kundër mundësisë që Milan Radoiçiqi, ish-nënkryetari i Listës Serbe, t’u dorëzohet autoriteteve të Kosovës, duke pretenduar se një veprim i tillë do të nënkuptonte njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Në një deklarim lidhur me këtë çështje, Vuçiq kathënë se dorëzimi i Radoiçiqit në Prishtinë nuk do tëpërbënte vetëm një akt juridik, por, sipas tij, do tëkishte pasoja të mëdha politike për Serbinë, transmeton lajmi.net.
“Vetëm ta keni parasysh se dorëzimi i Radoiçiqit apoi kujtdo tjetër në Prishtinë, në çfarëdo forme, do tënënkuptonte njohjen e shtetit të Kosovës dhe fillimine fundit të shtetit serb”, ka deklaruar Vuçiq.
Ai ka këmbëngulur se një veprim i tillë do tëpërbënte njohje të drejtpërdrejtë juridike tëKosovës, duke e cilësuar atë më shumë sesa njëkapitullim politik.
“Kjo nuk do të ishte kapitullim, por njohje de jure eKosovës. Nuk bëhet fjalë për njohje indirekte, porpër njohje formale juridike të shtetit të Kosovës”, kathënë ai.
Gjatë deklarimit, Vuçiq është ndalur edhe teprocedura gjyqësore ndaj Radoiçiqit në Serbi, lidhurme veprën penale të shkaktimit të rrezikut. Ai kapretenduar se gjykata kishte kërkuar prova ngaEULEX-i, por se ky mision kishte vlerësuar setrajtimi i çështjes i takon institucioneve të drejtësisënë Kosovë.
Milan Radoiçiqi kërkohet nga autoritetet e Kosovëspër organizimin dhe pjesëmarrjen në sulmin terroristnë Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator 2023. Nëkëtë sulm u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, AfrimBunjaku.
Ndërkohë, trajtimi i rastit të Radoiçiqit nga drejtësiaserbe është vënë sërish në shqyrtim, veçanërishtvendimi për të mos i caktuar masën e paraburgimit,pavarësisht dyshimeve për përfshirjen e tij në vepratë rënda penale.
Sipas raportimit të mediumit serb Nova.rs, një prejarsyeve që ndikoi në moscaktimin e paraburgimitlidhej me mënyrën se si prokurori i atëhershëm,Nikola Panteliq, kishte argumentuar kërkesën përkëtë masë.
Në kërkesën e tij ishte përmendur vetëm rreziku iarratisjes si rrethanë që mund të ndikonte nëzhvillimin e procedurës. Megjithatë, kjo ishtekonsideruar e pamjaftueshme, me arsyetimin seRadoiçiqi ishte paraqitur vetë dhe vullnetarisht përt’u marrë në pyetje në Prokurorinë e Lartë Publikenë Beograd.



