“Ramushi dhe Dauti s’i frikësohen askujt, e kanë dhënë provimin në luftë”, thotë Syla i OVL-UÇK-së

Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Gazmend Syla, ka folur për kërcënimet ndaj Ramush Haradinajt dhe Daut Haradinajt. Ai ka thënë se Haradinajt e kanë dëshmuar guximin e tyre gjatë luftës dhe se nuk janë njerëz që frikësohen nga kërcënimet.

“Ramush Haradinaj dhe Daut Haradinaj e kanë dhënë provimin kur është dashur, në kohë lufte. Ata nuk i frikësohen askujt. Ne si luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk kemi pasur arsye t’i frikësohemi askujt. Prandaj, çfarëdo postimesh që bëhen pak a shumë e dimë se ku e kanë bazën. Ata që nuk ia duan të mirën vendit tonë duhet ta dinë se Haradinajt janë mjaft të fortë për t’u përballur me këto situata. Ata janë përballuar edhe sulme të tjera. Besojmë se edhe këto kërcënime nuk i kanë marrë shumë tragjikisht, sepse nuk janë njerëz që frikësohen nga këto postime, sidomos nga ata që bëhen trima përmes Facebook-ut”, tha Syla.