Deputeti i PDK’së, Eman Rrahmani, ka thënë se Albin Kurti po i kërkon më shumë se 2/3 e pushtetit dhe sipas tij kjo s’është synim për qeverisje por për pushtet absolut.
Sipas deputetit Rrahmani këto janë shenja të autoritarizmit.
Postimi i plotë:
Albin Kurti paska kërkuar mbi 80 deputetë, pra mbi 67% të votave.
Le të shohim se ku në botë arrihen përqindje të tilla:
🇷🇼 Rwanda – Paul Kagame: 98%
🇷🇺 Rusia – Vladimir Putin: 76–87%
🇧🇾 Bjellorusia – Alexander Lukashenko: 83%
🇸🇾 Siria – Bashar al-Assad: mbi 90%
🇹🇲 Turkmenistani 97%
🇺🇿 Uzbekistani 80%
🇨🇳 Kina – sistem njëpartiak 100%
🇰🇵 Koreja e Veriut 99%+
Në demokracitë pluraliste evropiane, një parti apo lider rrallëherë i afrohet 50%, e lëre më 67%. Kur kërkon dy të tretat e pushtetit, nuk kërkon qeverisje, kërkon kontroll absolut.
Sot po jetojmë me shenja të autoritarizmit.
A po kërkon Albin Kurti edhe më shumë se kaq?

