Evakuohet “City Mall” në Shkup pas një kërcënimi për bombë

Sonte rreth orës 19:00 është evakuuar qendra tregtare “City Mall”, pasi në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka arritur një kërcënim për bomba të vendosura.

​”Në adresën elektronike të Ministrisë së Punëve të Brendshme është pranuar një mesazh me kërcënim se në qendrën tregtare ‘City Mall’ në Shkup janë vendosur mjete shpërthyese. Punonjësit e policisë po ndërmarrin masa dhe po kryejnë kontrolle në qendrat tregtare”, thonë nga MPB.

​Qytetarët që ndodheshin në qendrën tregtare këtë pasdite thonë se njerëzit vraponin me panik drejt daljeve, ndërsa rojet i lejonin ata që ishin të parkuar të dilnin nga qendra tregtare pa pagesë.

​”Ishim duke parë filmin për Michael Jackson dhe diku në herën e parë të filmit erdhi një përgjegjës nga kinofili i Shkupit dhe na tha ta lëshojmë sallën shpejt sepse kanë urdhër për evakuim”, tha një banore e Shkupit e cila në atë moment ndodhej në kinema.

By admin7