Vriten burrë e grua në një makine në Lezhë, dyshohet se autorët ua zënë pritën

Dy persona dyshohet se janë vrarë në një atentat në lëvizje sot në Balldren të Lezhës në Shqipëri.

Njëri nga viktimat është identifikuar si Kreshnik Mujeci, i cili ndodhej me bashkëshorten në makinë, e cila po ashtu ka mbetur e vdekur, raportojnë mediat në Shqipëri.

Automjeti është qëlluar disa herë nga atentatorët që i kishin zënë pritë vktimave.

Trupat e viktimave ndodhen ende në automjet, ndërsa nuk dihen ende autorët ose rrethanat e ngjarjes.

By admin7