Ferit Hoxha i hedh poshtë akuzat: Qëndrimet zyrtare nuk komunikohen përmes WhatsApp-it

Ndërkohë ministri për Evropë dhe Punë të Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka reaguar ndaj akuzave lidhur me mesazhet në WhatsApp. Në një deklaratë për mediat shqiptare, Hoxha i ka hedhur poshtë pretendimet, duke i cilësuar ato si të pavërteta dhe të fabrikuara.

Ai thekson se qëndrimet e politikës së jashtme nuk komunikohen përmes platformave të tilla. “Qëndrimet tona mbi politikën e jashtme nuk komunikohen as me SMS dhe as me WhatsApp. Ato bëhen përmes kanaleve zyrtare dhe transparente, të njohura për publikun dhe partnerët tanë ndërkombëtar, dhe vetëm këto qëndrime prodhojnë efekt”, thekson Hoxha.

By admin7