Një ditë para ditës së zgjedhjeve në vendin tonë, shtetasit e Kosovës që jetojnë në 18 shtete të ndryshme të botës, do të mund të votojnë në përfaqësitë diplomatike të vendosura në këto shtete.
Kjo është hera e tretë që Kosova do të organizojë votimin fizik në një numër të madh të shteteve ku kryesisht është e përqendruar mërgata.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka treguar për KosovaPress, se më 6 qershor do të hapen qendrat e votimit në 30 përfaqësitë diplomatike të shtetit të Kosovës për të mundësuar votimin e më shumë se 27,724 shtetasve të Kosovës, të cilët janë regjistruar dhe kanë përzgjedhur këtë mënyrë votimi, transmeton Klankosova.tv.


