Gjatë fundjavës në Maqedonia e Veriut pritet të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira, intervale me diell dhe reshje lokale shiu.
Të shtunën, moti do të jetë kryesisht i vranët, por me periudha të shkurtra me diell. Në disa zona të vendit priten riga lokale shiu gjatë ditës. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 8 deri në 11 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 19 deri në 22 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi jugperëndimor dhe juglindor me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra në sekondë.
Ndërkaq, të dielën moti do të mbetet i paqëndrueshëm, me vranësira dhe intervale të shkurtra me diell. Reshjet lokale të shiut pritet të shoqërohen edhe me shkarkime rrufesh në disa rajone. Temperaturat minimale do të sillen nga 8 deri në 12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të lëvizin nga 19 deri në 23 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga jugperëndimi me intensitet prej 1 deri në 10 metra në sekondë.


