Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në fshatin Mengel të Elbasanit. Një fëmijë 7-vjeçar është përplasur për vdekje nga një makinë.
I mituri ishte duke shkuar në shkollë, shoqëruar nga nëna e tij.
Sipas informacioneve paraprake teksa po kalonte rrugën, 7-vjeçari i ka ikur nga duart nënës.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.


