12-vjeçari gjendet i vdekur pranë lumit, me peshqir i mbështjellë rreth qafës

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Rennes në Francën veriore, ku një djalë 12-vjeçar u gjet i pajetë në bregun e lumit Vilaine.

Sipas autoriteteve franceze, trupi i fëmijës u zbulua pranë lumit, ndërsa një peshqir i lagur ishte i mbështjellë fort rreth qafës së tij. Zyra e prokurorit publik bëri të ditur se janë hapur hetime për vrasje, ndërsa rrethanat e sakta të vdekjes mbeten ende të paqarta.

Reklame

“Rrethanat e vdekjes janë ende nën hetim. Përfshirja e një pale të tretë është ndër hipotezat që po shqyrtohen”, thuhet në deklaratën zyrtare.

Sipas burimeve policore, alarmin e ngriti një peshkatar, i cili njoftoi policinë pasi kishte dëgjuar të qara fëmije pranë zonës ku më pas u gjet trupi.

Hetuesit po punojnë për të zbardhur plotësisht rastin, ndërsa ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe në opinionin publik francez.

By admin