Partia opozitare BDI, ka kritikuar kreun e Çairit, Izet Mexhiti, pas promovimit të pishinës, se po përvetëson projektet që sipas tyre, nuk janë të tij.
Ironia më e madhe, sipas BDI-së, është se pikërisht ata që sot flasin për zhvillim, janë autorët e regresit të të drejtave kolektive të shqiptarëve dhe të minimit të Marrëveshjes së Ohrit.
Në mungesë të legjitimitetit, punës, ideve dhe vizionit, nga atje theksojnë se ata vazhdojnë të krekosen me projektet e tyre. Nga partia shtojnë më tej se kjo pishinë që është promovuar sot, është tërësisht projekt i Qeverisë 2020–2024, gurthemeli i të cilës, theksojnë se është vendosur nga qeverisja 2020–2024 dhe financimi është siguruar po nga ajo qeveri.
Operatori ekonomik, kompania Eurovia, BDI thotë se kishte përfunduar punimet me kohë. Por, për shkak të mungesës së rezultateve dhe nevojës për marketing politik, VLEN me qëllim ka stagnuar lëshimin në përdorim të këtij projekti, vetëm siç thonëm për interesa të ngushta politike dhe për një fotografi më shumë para qytetarëve.


